Futboll Premier League

Mourinho përzë Ibrahimovic nga United: I lirë të shkojë ku të dojë

Ibrahimovic dëshiron të shkojë në Amerikë? Është i lirë të shkojë ku të dojë”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, që nuk do ta pengojë sulmuesin suedez të largohet nga “djajtë e kuq” në rast se dëshiron. Orët e fundit është përfolur për një transferim të 36-vjeçarit në Amerikë, te skuadra e Los Anxhelos Galaxy edhe pse ai ka një kontratë me United, e cila përfundon në fund të sezonit.

Zlatan ka një kontratë me ne edhe për një vit, por nëse është e vërtetë se dëshiron ta përfundojë karrierën në një vend tjetër, në një klub tjetër, në një shtet tjetër ne do të përpiqemi ta ndihmojmë që kjo dëshirë e tij të realizohet dhe jot a vëmë në vështirësi”, tha më tej trajneri portugez.

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic

Gjithsesi, dua të theksoj se deri pak ditë më parë, ai më pat konfirmuar se ka dëshirë të rikuperohet plotësisht dhe të jetë në dispozicion të skuadrës, për ta ndihmuar atë. Mendoj se ai dëshiron të jetë gati për t’u rikthyer protagonist në Premier League”, u shpreh Jose Mourinho. Nuk dihet ende se sa të vërteta janë fjalët për një transferim të Ibrahimovic në Amerikë, por mësohet se janë të shumtë sponsorët që do ta financonin këtë lëvizjet të sulmuesit suedez, edhe pse ai është dëmtuar disa herë vitin e fundit, duke u aktivizuar shumë pak

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË SARRIT TEK “ZONJA E VJETËR”/ Shfaqet kandidati i parë për stolin e Chelseat, ja emri

Delo.autor

SULMON YLLIN E REAL MADRID/ Ish-trajneri Valdano: Zinedine Zidane ka kuptuar gjithçka

Delo.autor

Lineker dhe Fabregas tallen me shkarkimin e Lopetegut: Ndoshta tani do të…

Sadik.Autor

Leave a Comment