Albanian Stars Futboll La Liga

Lajmi i fundit/ Armando Sadiku drejt La Ligas në Spanjë për 1 milion euro

E bujshme! Armando Sadiku drejt La Liga-s në Spanjë. Sipas “Cadena SER”, Levante është e interesuar për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë.

Sipas medias spanjolle, Levante është gati të paguajë 1 milion euro për kartonin e Armando Sadikut.

Sulmuesi 26-vjeçar u transferua në verë te skuadra e Legia Varshavë në Poloni, për 750 mijë euro.

Në fakt, nuk është vetëm Sadiku, alternativë për sulmin e Levante-s, sepse përveç tij, klubi spanjoll kërkon edhe shërbimet e Giampaolo Pazzini të Verona-s.

Gjatë këtij sezoni, Sadiku nuk ka mundur të gjejë vend fiks në formacionin e Legia-s, ndërsa transferimi te Levante, do të ishte hapi më i madh në karrierën e tij futbollistike.

Related posts

Zbuloni 12 yjet që do të luajnë për herë të parë në Kampionatin Botëror

Sadik.Autor

NJERIU I TRIPLETËS/ “Gaboi” kur ishte adoleshent, 18-vjeçarja kërkon atësinë nga Eto’o

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS/ I skadon kontrata në korrik, Milani gati të transferojë mbrojtësin e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment