Futboll Sport

“JAM DUKE MENDUAR PËR…”/ ​Reagon TRAJNERI i Atleticos pas LAJMIT për transferimin e Moratas

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk pranoi ta konfirmonte apo mohonte lajmin se klubi i drejtuar nga ka hyrë në garë për transferimit e sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Morata pritet të kthehet në Spanjë, pasi që edhe Sevilla është njëra ndër klubet që ka shprehur interesim ta transferojë ish-lojtarin e Real Madridit. Megjithatë, drejtori sportiv i Sevillës, Joaquin Capparos, e ka konsideruar transferimin e spanjollit shumë të komplikuar, përcjell Gazeta Express.

Dje filluan spekulimet se në garën për Moratën tani ka hyrë edhe gjiganti tjetër spanjoll, Atletico Madridi. Mediat botërore raportojë se klubi madrilen është i interesuar ta transferojë 26-vjeçarin në formë huazimi.

Mirëpo, Simeone nuk pranoi t’i hedhë poshtë këto spekulime, ose edhe t’i pranojë ato në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Gironës në Copa del Rey, të cilën skuadra e tij e barazoi me rezultat 1-1.

“E vetmja gjë për të cilën jam duke menduar për momentin është ndeshja kundër Levantes. Nuk dua të flas për lojtarët të cilët nuk janë këtu, dua të flas vetëm për ata që janë me ne”, ka thënë Simeone.

“Unë nuk mund t’i konfirmoj apo mohoj këto lajme sepse trajneri duhet të presë për ta kuptuar se çfarë do të bëjë klubi, Disa lojtarë duan më shumë minuta, disa mund të shiten nga klubi e disa mund t’i transferojmë. Duhet të presim deri më 31 janar”.

Related posts

Trajneri i Shkëndijës optimist: Meritonim më shumë, por në Shkup përmbysim gjithçka

Isa.Autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Fate paralele për të dy gjigantët spanjoll, nga kriza në lojë për dopietën e titujve

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHEM FLORIAN KAMBERI/ Sulmuesi realizon një gol spektakolar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment