Futboll Premier League Seria A

Largimi i Emre Can, Strootman pëlqehet shumë nga Klopp

Pas Philippe Coutinhos, Emre Can duket se do të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Liverpooli.

Mesfushori turko-gjerman ka një kontratë me klubin anglez që e mban të lidhur deri në qershor dhe Reds duan ta shesin, para se ta humbin me parametra zero.

Juve është skuadra favorite për të transferuar Can, ndërsa po në Itali, Liverpooli po kërkon për zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin holandez të Romës, Kevin Strootman, që pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.

Holandezi ka qenë një titullar i padiskutueshëm i Romës kur ishte Luciano Spalletti, por me ardhjen e Euesebio Di Francescos pozitat e tij janë lëkundur, për shkak edhe të formës së mirë që po kalon Lorenzo Pellegrini.

Roma do të ishte e kënaqur të hiqte dorë nga Strootman në këmbim të 30 milionë eurove, një shumë kjo lehtësisht e përballueshme nga Liverpool, që sapo ka arkëtuar 160 milionë euro nga shitja e Coutinhos.

Mesfushori ka shënuar vetëm një gol këtë sezon dhe ende asnjë asistim. /SS/

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Dy gola në 2 minuta te Manchester-LASK, Lingard mëson të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

Griezmann po kërkon shtëpi në Barcelonë, ja çfarë shkruajnë mediat spanjolle

Q.Autor

Skënderbeu fitore bindëse ndaj Besës, vjen për provë edhe një sulmues francez

Isa.Autor

Leave a Comment