Futboll La Liga Seria A

Inter pret “ok” nga Barça për Rafinhan, pëlqehet edhe Schurle

Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për afrimin e mesfushorit Rafinha, i cili nuk është në planet afatshkurtra të trajnerit Ernesto Valverde. 24-vjeçari i lindur në Brazil, vëllai i Thiago Alcantaras që luan me Bayernin e Mynihut, vjen pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në muajin prill të vitit të kaluar, por që prej 45 ditësh po stërvitet intensivisht me “blaugranat”. Formula e transferimit do të jetë në huazim, me të drejtë blerjeje nga Interi për 15 deri 20 milionë euro (shuma fikse mbetet për t’u përcaktuar).

Spalletti, në rast se marrëveshje mbyllet me sukses, do të ketë në dispozicion një mesfushor me shumë cilësi, taktikisht i aftë për të ndryshuar modulin e lojës së zikaltërve.

Por Rafinha nuk është goditja e vetme e merkatos që pretendon Interi. Mbetet “e nxehtë” pista që të çon te Andre Schurle, që, sikurse futbollisti i Barcelonës, do të transferohej në Milno në formë huazimi për të ruajtur bilancin e klubit.

Nga Anglia janë shtuar zërat për interesimin e skuadës italiane për Daniel Sturridge të Liverpoolit, ndërsa për mesfushën flitet për brazialianin Ramires, aktualisht pjesë e Jiangsu Suning në Kinë.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER CITY/ Pas një pasimi nga Sterling, Foden realizon me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Shkëndija e Tetovës në tratativa me Sabian Lilajn për objektivin…

Delo.autor

Tifozët kolumbianë ndërpresin raportimin e gazetares shqiptare: Na pëlqen Shqipëria (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment