Futboll Premier League

Lazio i vë çmimin mbrojtësit të shumë kërkuar nga Interi

Lazio ka vendosur ta shesë mbrojtësin Stefan de Vrij vetëm jashtë Italisë gjatë këtij muaji, si dhe do t’i kërkojë të paktën 30 milionë euro për të.

Qendërmbrojtësit holandez i skadon kontrata me Lazion në fund të këtij sezoni, dhe deri më tani nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të re.

Raportohet se ekziston një mospajtim rreth nivelin në të cilin do të vendoset klauzola e lirimit të tij, dhe duket se ka shumë mundësi që ai të largohet si transfer i lirë në verë.

Prandaj, Lazio do të tentojë të përfitojë nga shitja e tij gjatë këtij muaji, por Premium Sport raporton se skuadra nga kryeqyteti i Italisë do ta shesë atë vetëm jashtë vendit.

Interi është lidhur me të, por Lazio nuk dëshiron ta forcojë një rival me të cilin lufton për një vend në Ligë të Kampionëve.

Related posts

Skënderbeu i cunguar para Kukësit, Daja merr një lajm të keq nga infermieria

Sadik.Autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ FERONIKELIT/ “Kuqezinjtë” zbulojnë listën e të grumbulluarve, ja emrat që spikasin (FOTO)

Delo.autor

Agjensia e Taksave në Spanjë hedh ‘bombën’: Ronaldo meriton burgun

Q.Autor

Leave a Comment