Futboll Sport

NJË REKORDMEN I LINDUR/ Kush është talenti që futi në luftë Anglinë e Gjermaninë

Dy gjigantë janë nën këmbët e tij, por më në fund edhe verdikti i luftës së nisur është zgjidhur. 17-vjeçari Xhamal Musiala kishte ndezur shkëndijat mes Anglisë dhe Gjermanisë për ta pasur pjesë të kombëtareve të tyre.Por, edhe pse talenti i kristaltë deri më dje ishte pjesë e përfaqësueseve të “Tre Luanëve”, mësohet se është bindur nga Hansi Flik që të zgjedhë Gjermaninë. Fundja, duke u bërë pjesë e “Pancerave”, edhe trajneri i Bajernit, ai që i dha besimin në sezonet e kaluara që të debutonte në moshën 17-vjeçare, ishte po ai që dje i dha një bluzë titullari ndaj Lacios, në Champions, besim që sulmuesi e shpërbleu me gol, me një goditje të pakapshme për Reinën.

REKORDMEN – I lindur në 26 shkurt 2003 në Shtutgart, nga mama gjermane dhe baba nigerian, Musiala nisi të luante futboll shumë shpejt, përpara se të transferohej në Angli tek e ëma në 2010-ën, ku kreu edhe studimet. Pas fillimeve në akademinë e Sauthemptonit, kaloi te Çelsi në moshën 8-vjeçare, ku debutoi me 4 gola.

Ndërkohë, kur bëri 13, u bë pjesë e kombëtares angleze U-15 dhe në moshën 15-vjeçare u grumbullua për U-18-ën, pasi falë talentit të tij dogji etapat e moshës, derisa në 2019-ën, e gjithë familja e transferua në Gjermani dhe Musiala iu bashkua akademisë së Bajernit.

Me të shkelur në Mynih, cilësitë e tij u vunë menjëherë në vitrinë. Flik e grumbulloi sezonin e kaluar me ekipin e parë dhe ndërsa i dhuroi debutimin në moshën 17 vjeç e 115 ditë (rekord absolut në historinë e Bajernit në Bundesligë), pak javë më vonë, në suksesin 8-0 ndaj Shalkes i dhuroi debutimin, në të cilin Musiala la menjëherë gjurmën e tij: gol në moshën 17 vjeç e 205 ditë dhe rekord absolut i golashënuesit më të ri të historisë së Bundesligës. Një rekordmen i lindur…

Related posts

TIRANA-DINAMO/ Shkëmbi i ka idetë e qarta, ndryshon skemën për derbin. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

NIS “ZJARR” SEZONIN E RI/ Tirana mposht me “POKER” Skënderbeun në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

GOLASHËNUESIT/ As Kane, as Gerrard. “Boxing Day” njeh vetëm një mbret

Delo.autor

Leave a Comment