Albanian Stars Futboll Seria A

Ledian Memushaj drejt huazimit te Bari, arrihet marrëveshja

Ledian Memushaj, mesfushori i kombëtares sonë kuqezi, është drejt kalimit te një skuadër tjetër italiane, kësaj here në Seria B, te Bari. Aty do të gjejë një shqiptar tjetër, edhe ai pjesë e kombëtares së drejtuar nga Cristian Panucci, Migjen Basha.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” bën me dije se drejtori sportiv, Sogliano, e ka mbyllur marrëveshjen me avokatin e mesfushorit të Beneventos, e cila parashikon: huazim me detyrimin e blerjes në rast të promovimit në Seria A të “Gallettos”.

Pra, Bari godet me një blerje nga Seria A. Sean Sogliano punoi deri në mbrëmjen e vonë të së dielës për të mbyllur një negocim të rëndësishëm me Mario Giuffredi, avokatin e Ledian Memushajt (31 vjeç), mesfushori shqiptar i Beneventos.

Related posts

NË KAOS/ “Këmbë prej druri”: Kampioni i botës sulmon Hummels dhe Boateng

Isa.Autor

VRAP NË MES TË SHIUT EDHE PSE DITË PUSHIMI/ Dy lojtarët e Partizanit tregojnë muskujt (FOTO)

Delo.autor

RONALDO LË REALIN ME TRAUMA/ Girona dhuron spektakël dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment