Futboll Seria A Sport

MOISE KAN DREJT KALIMIT NË ANGLI/ Juventus arrin akordin me Everton, ja kushtet e kontratës

Moise Kean mund të konsiderohet një futbollist i Evertonit. Talenti italian me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili mahniti në pjesën e dytë të sezonit të shkuar falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me Juventusin, do të veshë fanellën blu të skuadrës nga Liverpooli, duke prekur për herë të parë në karrierë Premier Leaguen.

Duke iu referuar mediave italiane, akordi mes klubit bardhezi dhe Evertonit tashmë është gjetur dhe kampionët e Italisë do të përfitojnë 32 milion euro për kartonin e 18-vjeçarit.

Kjo shifër mund të shkojë deri në 40 milionë euro, po të shtohen edhe bonuset e ndryshëm që lidhen me aktivizimin dhe trofetë e mundshëm që futbollisti mund të fitoj me “the toffies”.

Kontrata e Kean me Juventusin përfundonte në verë të 2020-ës dhe “Zonja e Vjetër” nuk mund të rrezikonte ta humbiste sulmuesin me parametër zero.

Lojtari do të firmosë një marrëveshje nga e cila do të përfitojë 3 milion euro në sezon, ndërkohë që tek bardhezinjtë paguhej 550 mijë euro në sezon.

Edicionin e fundit me Juven ai u aktivizua në 14 ndeshje duke realizuar 7 gola, ndërsa debutoi edhe me fanellën e Italisë teksa gjeti rrjetën me të kaltrit në sfidën përballë Finlandës e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Related posts

ICARDI NË QENDËR TË VËMENDJES/ Spalletti: Është një çështje korrektësie kundrejt skuadrës, mund të…

Delo.autor

“FILLIMI NË NJË KARRIERË TJETËR”/ Agolli flet si trajner: Ja ku ndryshon Shqipëria aktuale nga ajo e vitit 2016

Delo.autor

Conte: Vialli është një gënjeshtar, kurr nuk i kam thënë se do largohem nga Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment