Kombëtarja

Vjen “shuplaka” e parë. Legjendat e Kombëtares kundër rizgjedhjes së Armand Dukës

Pothuajse figurat më të njohura që kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare janë të të njëjtit mendim se kreu aktual i institucionit të futbollit shqiptar Armand Duka, të mos rizgjidhet sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe rikandidimi i tij per nje mandat te peste eshte i teperuar.

Në një intervistë të dhënë para pak muajsh për “Top Channel” ish bomberi i kuqezinjve Igli Tare i cili është gjithashtu një nga drejtuesit më të mirë sportive në Serinë A, shprehu qartë mendimin e tij se ka ardhur koha që në krye të Federatës Shqiptare të ketë ndryshim dhe për njerëz që kanë motivimin e duhur për të punuar.

“Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje.

Ndoshta me figura të reja që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka positive” ishte deklarata e Igli Tares duke dhënë një mesazh të qartë se ka ardhur koha për një drejtim të ri.

Më i drejtëpërdrejt dhe me akuza më të forta ishte mesazhi i një tjetër figure të njohur të kombëtares shqiptare si Rudi Vata. Tekniku shkodran i cili është përballur me padrejtësitë që i’u bënë në garën kur kandidoi për postin e presidentit të FSHF-së në vitin 2010 ka qenë një nga kritikët më të ashpër për mënyrën se si Armand Duka ka drejtuar futbollin shqiptar. Së fundmi ai sërish është shprehur se gara do të jetë e fortë dhe besoi tek platforma e publikuar nga kandidati Bashkim Fino.

“Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente.

Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çdo nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet”, ishte deklarata e Vatës pak ditë më parë për “Report TV”.

Edhe Vasil Ruci ka dal kundër drejtimit se si është drejtuar kampionati shqiptar.

Bilanci më i mirë për tu bërë pas 16 vitesh është të shohësh kampionatin shqiptar. Nuk mund të matesh vetëm me Kombëtaren pasi njerëzit shikojnë një ditë Kombëtaren dhe gjithë vitin kampionatin shqiptar. Duka duhet të ballafaqohet më shumë me kampionatin shqiptar të futbollit.

Problemet janë të shumta dhe patjetër që duhet dikush që të ketë një filozofi tjetër për zhvillimin e këtij kampionati. Në radhë të parë duam kampionatin tonë pastaj të tjerat vijnë. Ka ikur koha që t’i bëjmë fresk një të pari . Fresk duhet t’i bëjmë atij që bën punën dhe ai që bën punën që ka filozofinë për ta bërë këtë punë që spektatori të rikthehet në stadium.Gara duhet të ketë ligje dhe rregulla”, deklaroi Ruci

Dhe sot një tjetër emër i madh i futbollit shqiptar, Astrit Hafizi, ish trajner i kombëtares shqiptare është shpreur për “Supersport” se Duka nuk duhet që të rikandidonte sërish pasi persona që qëndrojnë shumë vite përfundojnë si Blater.

Për mendimin tim, një mbyllje shumë dinjitoze për Dukën do të ishte moskanadidmi, për atë që ka arritur këto 16 vjet. Me të vërtetë ka disa gjëra të cilat vijnë një herë, nuk vijnë shpesh, sidomos e fundit që është pjesëmarrja në Kampionatin Europian. Emri i tij do të mbetet i shkruar kudo ashtu si i futbollistëve dhe trajnerit që kanë qenë pjesëtarë.

Qëndrimet e tepërta gjithmonë të çojnë në disa angazhime apo lëndime të një pjese të madhe të komunitetit të futbollit. Eksperienca e ka treguar edhe në institucione si UEFA e FIFA, ato që kanë qenë shumë vite janë larguar në fund me largime jo të mira. As Johanson nuk bëri mirë, as Blater nuk bëri mirë dhe përfundoi aty ku përfundoi”, tha Astrit Hafizi.

Një mesazh që jepet nga kater emra të njohur dhe profesionistë që kanë i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar, të cilët theksojnë në mënyrë të drejtpërdrejt se rikandidimi i Dukës është i tepëruar dhe drejtimi i FSHF-së duhet të ndryshojë.

Në garë për postin e presidencës së FSHF-së janë kreu aktual Armand Duka i cili ka 16 vite që e drejton këtë instiucion dhe rivali i tij do të jetë ish kryeministri Bashkim Fino i cili kërkon të thyejë mbretërimin e Dukës.

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen më datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit, ku do zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së dhe antarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Related posts

Panucci s’e grumbulloi në Kombëtare, reagon Ansi AGOLLI: Duhet me qesh se s’bo (FOTO)

Isa.Autor

TRANSFERIMI NË SERIE A/ 2 klube italiane kërkojnë mbrojtësin e Kombëtares…

Delo.autor

LUAN KOMBËTARJA/ Ja tifozi special në “Elbasan Arena” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment