Futboll Kombëtarja Sport

LIGA E KOMBEVE/ Izrael-Shqipëri: FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për TIFOZËT

Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, që do të luhet sonte në mbrëmje, kombëtarja e futbollit do të udhëtojë drejtë Izraelit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në Ligën e Kombeve. Me këtë rast, FSHF-ja, në bashkëpunim dhe me Federatën e Izraelit, kanë njoftuar këtë të mërkurë se kanë dalë në shitje biletat për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë në Beer Sheva, për të ndjekur ndeshjen në stadium. Të gjithë tifozët e interesuar mund të shkojnë në zyrat e FSHF-së për të blerë biletat për ndeshjen.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE, ku bëjmë pjesë në Ligën C, grupi i parë. Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael.

Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa. Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa. Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Laçi. Rezultati 0-2

Delo.autor

“Strategji” e tifozëve të PSG-së, britma dhe fishekzjarrë për t’i prishur gjumin lojtarëve të Realit

Q.Autor

RIKTHEHEN NË RING LEGJENDAT E BOKSIT/ Gati revanshi 100 milionë dollarësh Lennox Lewis-Mike Tyson

Delo.autor

Leave a Comment