Futboll Premier League

Liverpool ul pretendimet, por askush nuk e do sulmuesin e tyre…

Liverpool kishte kërkuar rreth 6 milionë euro për huazimin e Daniel Sturridge, krahas faktit që klubi që do ta merrte do të paguante rrogën e tij të plotë, por deri më sot, kur mbeten edhe 72 orë nga fundi i merkatos, askush nuk ka rënë dakord për të plotësuar kërkesat e “të kuqve”.

Ishin të shumtë që kishin hedhur sytë drejt futbollistit, sepse ai gjithmonë ka qenë në merkato, por duket se dëmtimet e tij të shumta i kanë trembur dhe asgjë e re nuk ka ndodhur.

Nuk ka ardhur asnjë ofertë e rëndësishme për Sturridge. Kjo ka bërë që pretendimet e Liverpool të ulen duke kërkuar vetëm 2 milionë euro dhe për këtë sipas “The Mirror” janë shtuar mundësitë që anglezi mund të shkojë te Inter, pasi edhe Sevilla ka dalë nga gara.

Vetë Sturridge do të ishte gati të pranonte kalimin në Serie A për të gjetur hapësirën e duhur, e cila i mungon te skuadra e Klopp, si e vetmja mundësi për të mbajtur gjallë shpresën e rikthimit në kombëtaren.

Related posts

“NUK JAM DAKORD ME KËTË QË KA BËRË”/ Ish-trajneri i Tiranës: Lojtarët mund të këndojnë në dush, por Ibrës i lejohet që…

Delo.autor

FIFA përcakton listën e gjyqtarëve të Botërorit

Sadik.Autor

AUSTRI/ Hamdi Salihi REFUZON rikthimin te SV Ried

Sadik.Autor

Leave a Comment