Futboll Seria A

Interi në ‘ankth’, Skriniar përfundon në “radarin” e klubeve të mëdha në Europë

Sondazhet kanë nisur, pak a shumë, por tani mund të thyhet se mbi Milan Skriniar janë sytë e të gjithë klubeve të mëdha të Europës, nga Barcelona te Real Madrid, deri te Manchester City i Pep Guardiola. Të gjitha këto skuadra kanë pasur kontaktet e para me Inter. Drejtuesit Sabatini dhe Ausilio e konsiderojnë si tëpashitshëm, por ekziston ndjesia se së shpejti mund të nisë një “ankand” i mirëfilltë për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit.

Ka ndodhur automatikisht rritja e pagës së futbollistit 22-vjeçar nga Sllovakia, pasi ka arritur numrin e ndeshjeve nga e cila do të përfitonte bonus nga Inter. Në muajt e ardhshëm, padyshim që menaxheri i tij do të ulet në bisedime me drejtuesit zikaltër, të cilët nuk humbin rast për të përsëritur se Skriniar është i pashitshëm. Gjithsesi, që në momentin që Liverpool pagoi 70 milionë euro për të marrë Van Dijk, u kuptua se tregu europian i futbollistëve tregon se klubet kanë nisur të investojnë shifra të tilla jo vetëm për sulmuesit. Nëse dikush ofron 80 milionë euro, Skriniar do të mbetet i pashitshëm?!

Related posts

Barcelona apo Atletico Madrid? Zbulohet vendimi i Antoine Griezmann

Sadik.Autor

Vjen dënimi i parë nga FIFA për Rusinë

Sadik.Autor

Cana me tone kritike ndaj trajnerit të Marsejës: Gustavo nuk luan në mbrojtje, ai duhet të…

Isa.Autor

Leave a Comment