Futboll Premier League

Lufta e ashpër fjalësh me Mourinhon e Wengerin , Conte thotë se nuk urren askënd

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka insistuar se nuk e urren askënd, pas një jave grindjeje me Jose Mourinhon dhe Arsene Wengerin.

Conte është në luftë fjalësh veçanërisht me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinhon, derisa edhe e ka goditur atë të Arsenalit, Arsene Wengerin, rreth komenteve të tij për penalltinë e Eden Hazardit javën e kaluar në “Emirates Stadium”, transmeton Express.

Trajneri i “Të kaltërve”, megjithatë, insiston se nuk ka rivalitet me Wengerin, gjersa nuk e zbuti qëndrimin ndaj Mourinhos gjatë konferencave të mëparshme. Conte e ka pranuar se në problemet e tij me Mourinhon nuk ka urrejtje.

“Nuk është e vërtetë. Unë nuk e urrej askënd”, ka thënë Conte kur u pyet rreth Mourinhos, para se të fliste rreth reagimit ndaj komenteve të Wengerit për Hazardin: “e bëra një koment ndaj Arsene sepse ai e përmendi lojtarin tim, përndryshe unë kam respekt për ato që thonë trajnerët tjerë”.

Related posts

“Bëmë baba, të të ngjaj”, Ronaldo Junior dhuron spektakël (VIDEO)

Sadik.Autor

“MAGJI” NGA KAMPIONI I BOTËS/ Griezmann me një ekzekutim të përsosur të goditjes së dënimit (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Ziyech 

Delo.autor

Leave a Comment