Champions League Futboll Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Ylli legjendar i Anglisë: Guardiola nuk fiton Championsin ndaj këtij ekipi…

Sulmuesi legjendar i Anglisë dhe Newcastle, Alan Shearer ka analizuar shanset e Manchester City për të fituar katër trofetë e mundshëm, për të cilët është ende në lojë.

Teksa ka siguruar kupën e Carabao Cup, është ende në lojë për titullin kampion në Premier League, ndodhet në finale ndaj Watford për FA Cup dhe në çerekfinale të Champions League përballet me Tottenham, gjithsesi Shearer mendon se Barcelona do e fitojë “veshëmadhen” këtë sezon.

“Duke parë shortin e Champions League, nëse skuadra e Pep Guardiola shkon deri në finale, atëherë mendoj se do jetë Barcelona kundërshtari i tyre në Madrid, dhe mendoj se City nuk mund të fitojë ndaj tyre”, tha fillimisht Shearer.

“Do të ishte një ndeshje e madhe, por çdo skuadër që do kishte Messin në ekip do ishte favorite për të fituar. Natyrisht City duhet të shkojë deri në finale fillimisht. Akoma nuk janë ndeshur me një ekip të fortë në Europë, por nëse vijojnë progresin e tyre, në fund do të përballen me kundërshtarin më të egër të të gjithë sezonit”, vijoi më tej anglezi.

“Nuk besoj se City do i fitojë të katërt trofetë, mbi të gjitha Champions League është shumë e vështirë për ta”, përfundoi ish-sulmuesi legjendar.

Fillimisht Manchester City do të përballet me Tottenham, në një raund të vështirë ndaj skuadrës londineze që do të luajë edhe ndeshjen e parë për Champions League në stadiumin e tyre të ri.

Related posts

ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS MAKINAVE/ Aubamayang transformon Ferrarin e tij super luksoz (VIDEO)

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË MESFUSHORI/ Ja kush është talenti i ri që Interi po kërkon

Isa.Autor

Shpresë e madhe për Skënderbeun, lojtari fiton ndaj KAS dhe FIFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment