Kategoria Superiore Shqipëri

Malota merr “13” edhe te Vllaznia, ja domethënia e këtij numri

Njëri nga lojtarët e ardhur në merkaton e janarit te Vllaznia është mbrojtësi lezhjan, Renato Malota. Ai pritet të jetë një nga pikat më të forta të kuqebluve, ndërkohë qw zbulohet edhe numri që do të mbajë në fanellë.

Shtatlarti i mbrojtjes do të luajë me numrin 13. Vetë lojtari ka zbuluar arsyen që e lidh ngushtë me këtë numwr, të cilin e ka mbajtur edhe me skuadrat e tjera të mëparshme. Ka të bëjë me faktin se këtë numër e ka mbajtur më parë mbrojtësi i shquar italian, Alessandro Nesta, të cilin e ka patur si idhull që në moshë të vogël dhe është munduar t’i ngjajë sadopak.

Denis Pjeshka – Lajme të mira në kampin shkodran. Një nga dyshimet e stafit teknik për aktivizim ose jo në ndeshjen ndaj Kukësit, ia ka dalë të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për lojë. Ky është një lajm i mire, që ka ardhur nga stafi mjekësor për gjendjen e mbrojtësit Denis Pjeshka. Dhe pas konfirmimit të stafit mjekësor, trajneri Gjoka e ka vendosur Pjeshkën menjëherë në krahun e djathtë të mbrojtjes, pikërisht aty ku kishte edhe dilemën e fundit për 11-shin anti-Kukësi. Në fakt, aty është vendi i Olsi Gocajt, por me gjithë terapitë intensive të ditëve të fundit, edhe për këtë ndeshje ai nuk është për lojë.

Related posts

“SYNOJMË FITOREN”/ Cungu: Duam pikë të plota me Kamzën, Cale edhe sikur të vinte…

Isa.Autor

Në RROGOZHINË e duan futbollin/ Superliga të marrë shembull nga EGNATIA (FOTO)

Isa.Autor

RRËFIMI NË 360 GRADË I SADIKUT/ Nga kombëtarja tek eksperienca spanjolle

Delo.autor

Leave a Comment