Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Brdariç: Kemi dëshirë dhe uri për t’i shkaktuar humbjen atyre

Thomas Brdariç shpreson që ndeshja e nesërme ndaj Partizanit të nxjerrë Vllazninë e tij fitimtare për vetë objektivat që kanë kuqeblutë. Në konferencën e sotme për shtyp, ai është shprehur se skuadra është gati për të përballur një ekip të vështirë dhe shpreson që në fund të tij, të festojë me tifozët e Vllaznisë.

“Kemi shumë dëshirë për t’u përballur në këtë ndeshje të fortë me Partizanin. Kemi dëshirë dhe uri për t’i shkaktuar humbjen atyre.

Kemi lojtarë të aftë për të luajtur. Rëndësi ka që veç anës fizike, të jenë mirë edhe nga ana mentale.

Nesër ndeshja është interesante, kemi treguar se jemi të aftë për të shënuar gola. Duhet të gjejmë balancë të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme.

Nesër varet çdo gjë nga ne. Të dyja ndeshjet e shkuara kanë qenë me diferencë të ngushtë. Nesër diferencën e bëjnë detajet. Të mësohemi me gjërat thelbësore. Kanë marrë sulmuesin e ri, Skuka, i cili ka shënuar gola në ndeshjet e fundit ndaj duhet të jemi të përqendruar.

Të rinjtë fituan ndaj Partizanit? Sigurisht, është indicie e mirë për ne. Gjë e mirë për të rinjtë, i përgëzojmë sepse jemi një ekip. Kanë shumë rëndësi për ne, ata na shohin si shembuj dhe ne kemi sytë te ata. Do bëjmë më të mirën për të dalë me pikë të plota nesër.

Tifozët tanë janë një ndihmë e madhe për lojtarët dhe ne, ndaj i falënderoj për mbështetjen dhe dua që nesër ta festoj me ta fitoren pas ndeshjes”, ishin fjalët e Brdariç.

Related posts

VIDEO/ Më në fund shënon edhe Everton

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Akordi Manchester United-Real Madrid, përgatitet shkëmbimi i bujshëm… francez

Delo.autor

PRITET TË FILLOJË KËTË VIT/ Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment