Futboll Premier League

Man City/ Gundogan: Këtë sezon synojmë të fitojmë 4 trofe

Ilkay Gundogan thotë se Manchester City po synon që të fitojë katër trofe këtë sezon.

Para se City të kalonte në rrethin e katërt të FA Cup të shtunën, Guardiola pohoi se ai do të ketë nevojë për 32 lojtarët për të luftuar në katër fronte.

City është 15 pikë para rivalëve më të afërt në Ligën Premier dhe ka një short të lehtë ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Gundogan ka shumë besim se ekipi i Guardiolës mund t’i fitojë të gjitha trofet.

“Është një gjë pozitive kjo. Ne kemi skuadër të thellë dhe ndjej se secili ndryshim mund të vë diçka të re në skuadër”.

“Të gjitha garat janë të vështira, por ne i kemi gjasat që t’i fitojmë katër trofet. Ne jemi në gjendje të luajmë ashtu siç kemi bërë në katër pesë muajt e fundit, më pas gjasat tona rriten dhe ky është synimi jonë”, u shpreh Gundogan.

Gundogan ishte i lënduar në fillim të sezonit, por prej rikthimit ai është shndërruar në qendër të projektit të Guardiolas.

Related posts

PAS DËMTIMIT NË MIQËSOREN ME KATARIN/ Ja 3 kandidatët për të zëvendësuar Neymarin tek Brazili

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e “Pleshtit”

Delo.autor

“LOJTARËT NUK FESTOJNË”/ Ceferin sulmon VAR-in: Anësorët harrojnë se kanë flamur

Delo.autor

Leave a Comment