Futboll Seria A

Merkato, gjigandët e Premier League nisin garën për talentin e Romës

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea kanë nisur garën për të marrë mesfushorin e kombëtares italiane, Lorenzo Pellegrini, çmimi i të cilit nuk i kalon 30 milionë euro.

Tre skuadrat e Premier League janë vënë në gjurmët e futbollistit të Roma, bazuar te fakti se në qershor do të ketë një “klauzolë” për prishjen e kontratës së tij me verdhekuqtë, e cila është 25 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur tabolidi “The Mirror”. Pellegrini pëlqehet nga disa klube në Europë pasi ka lënë një përshtypje shumë të mirë në 23 ndeshje të luajtura me AS Roma në këtë edicion të Serie A.

Lorenzo Pellegrini, pictured in action against Atalanta, is being tracked by England's elite clubs

Mesfushori, i cili ka luajtur edhe një ndeshje e kombëtaren e Italisë, mund të jetë një “mollë sherri” mes Jose Mourinho dhe Antonio Conte që nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për Pellegrini.

Pep Guardiola i Manchester City, që kryeson Premier League me 15 pikë avantazh, gjithashtu do të trokasë në dyert e klubit të Romës, që faktikisht shpreson ende te rinovimi i kontratës së Pellegrini në “Olimpico”.

Pellegrini është rritur në skuadrat e moshave të Romës përpara se të “piqej” te Sassuolo. Në verën e kaluar, Roma e riktheu në shtëpi, për 10 milionë euro, duke shfrytëzuar një klauzolë që kishte në kontratën e tij, teksa një tjetër klauzolë rrezikon ta largojë nga skuadra e Di Francesco.

Related posts

“JAM HOMOSEKSUAL”/ Iker Kasijas lëshon “bombën” në rrjetet sociale: Shpresoj të më respektoni

F.autor

NDESHJA NDAJ PORTUGALISË/ Chiellini: Nuk jam i pazëvendësueshëm

Isa.Autor

KRITIKON KOVAC/ Lewandowski: Luajtëm të tërhequr, nuk kisha çfarë të bëja i vetëm në sulm

F.autor

Leave a Comment