Futboll Premier League

Man City ka shpenzuar €269.5 mln, Guardiola ndërton mbrojtjen më të shtrenjtë në botë

Guardiola nuk ka të ngopur. Blerja e Aymeric Laporte për 65 milionë euro plus 5 milionë të tjera në bonus është disbursimi më i fundit i shtrenjtë i realizuar nga Manchester City, për të mbrojtur veten. Trajneri katalanas, në një sezon e gjysmë ka shpenzuar plot 269.5 milionë euro për blerjen e pesë futbollistëve që do të ndërtonin murin mbrojtës të “Qytetarëve”. Ekipi i kaltër nuk kujdeset aspak që të kursejë shpenzimet dhe Pep kërkon për mbrojtës të ndryshëm. Ata mbrojnë, por janë njëherësh edhe të parët që luajnë futboll, që nisja nga pas të jetë sa më e qartë e mundshme.

Rezultate imazhesh për laporte manchester city

Pikërisht në këmbët e mbrojtjes që nis loja e skuadrës së Guardiolas. Është pikërisht kjo arsyeja pse Stones nënshkroi sezonin e kaluar dhe e njëjti motiv për blerjen e Laporte. Që të dy janë qëndror të ngjashëm, të gjatë dhe plot klas, për të marrë topin nga mbrpa. Etiketa e paguar nga City për Laporte, plot 70 milionë euro, e bën atë mbrojtësin e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit, i parakaluar vetëm nga Van Dijk, i blerë nga Liverpool për shumën rekord 85 milionë euro.

Imazh i ngjashëm

Por çështja nuk ndalet këtu. Walker, Danilo dhe Mendy janë tre mbrojtësit e tjerë të blerë nga City i Pep gjatë kësaj epoke. Dy të parët anësorë të djathtë, edhe pse ish-madrileni është aktivizuar edhe në krahun e majtë, ndërsa i fundit, është i majtë natural, që gjithsesi nuk ka mundur dot të justifikojë, për shkak të një dëmtimi të rëndë. Në total gati 270 milionë në pesë mbrojtës në një sezon e gjysmë. Për të mbrojtur veten me çdo kusht.

 

LAPORTE (70 milionë) – Merkato dimërore 2017/18

MENDY (57.5 milionë) – Merkato verore 2017/18

WALKER (57 milionë) – Merkato verore 2017/18

DANILO (30 milionë) – Merkato verore 2017/18

STONES (55 milionë) – Merkato verore 2016/17

Related posts

“KJO KOMBËTARE E DI SI FITOHET”/ Ish-trajneri Lippi: Italia? Gjithçka është e mundur me ata të dy

Delo.autor

Brazil, Neymar do të ketë një kat të spitalit vetëm për vete

Q.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Vllaznia nis operacionin “fshesa”, piketon lojtarët që mund të huazohen

Delo.autor

Leave a Comment