Futboll Premier League

Man City nuk heq dorë nga Sanchezi, e dëshiron në janar

Manchester City janë të vendosur për të sjellë në ‘Etihad Stadium’ Alexi Sanchezin.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’ sipas së cilës Citizens tentoi të blente kartonin e Sanchez edhe gjatë muajve të verës për 45 milionë euro, por në atë kohë tratativat dështuan pasi Arsenali hasi vështirësi në blerjen Thomas Lemar dhe shitjen e Oxlade Chamberlain te Liverpooli.

Në tregun dimëror, Man City do të bëjë tentativën e radhës për Sanchez, kontrata e të cilit me Topçinjtë e Londrës skadon në muajin qershor me 29-vjeçarin që ka refuzuar rinovimin e saj.

Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, Arsenali i ka kërkuar Manchester City-t 39.7 milionë Euro, 5.3 milionë më pak se oferta e muajve të verës së Citizens.

Por, pavarësisht kësaj, skuadra e Guardiolës këtë radhë nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 22.7 milionë euro për Sanchez që është gjysma e shifrës së ofertës së mëparshme.

Manchester City ka një as nën mëngë në të gjithë këtë histori, pasi Sanchez ka punuar edhe më parë me Guardiolën dhe dëshiron që të jetë sërish nën urdhrat e tij.

Në këtë pikë Arsenalit do t’iu duhet të pranojë një ofertë më të ulët për të pasi nuk dëshiron që ta humbasë kilianin me parametra zero në fund të sezonit.

 

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRAT E TIJ”/ Mihajlovic: Herët ose vonë do të ndodhë, por më duhen 150 vite për të…

Delo.autor

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu nis “pushimet”, pas 55 ndeshjesh sezonale. Champions, ende në dyshim

Sadik.Autor

Leave a Comment