Futboll Premier League

Manchester City dhe Arsenal duan mbrojtësin e WBA…

Manchester City ka nisur bisedimet me West Brom në lidhje me blerjen e Jonny Evans. Pep Guardiola ka kërkuar një mbrojtës për skuadrën e tij gjatë muajit janar, duke qenë se është ende në garë për të fituar katër veprimtari. “Daily Mail” shkruan se përfaqësuesit e të dy klubeve janë takuar ditën e martë në mbrëmje, teksa edhe Arsenal është i interesuar për të marrë shërbimet e Evans. Ish-mbrojtësi i Manchester United ka edhe 18 muaj kontratë me WBA që pretendon të paktën 25 milionë euro për shërbimet e tij.

Manchester City have held talks with West Brom over signing their defender Jonny Evans

Guardiola po ndjek gjithashtu edhe mbrojtësin e Real Sociedad, Inigo Martinez, i cili ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej 30 milionë eurosh. Për të janë interesuar edhe Manchester United dhe West Ham. Ndërkohë, Arsene Wenger ka thënë se Arsenal nuk mund të garojë me City, nëse ata ofrojnë 30 milionë euro për një mbrojtës 30-vjeçar si Evans, edhe pse futbollisti i pëlqen “topçinjve”. “Ne e dimë që nëse City bën një ofertë, atëherë ne do të kemi ofertën e dytë më të mirë dhe më pak i takon WBA të vendosë,” – tha trajneri francez.

Related posts

KLUBI AKTUAL I VONON RINOVIMIN/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare i “shkel syrin”… AEK-ut

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Inter mbyllet në paqe, loja shkon drejt penalltive

Delo.autor

“BOMBA E DITËS”/ Ja 5 arsyet që RIKTHEJNË yllin madrilen tek REALI në merkaton e verës

Isa.Autor

Leave a Comment