Futboll Premier League

Manchester City pëson humbjen e parë në sezon, Liverpool ‘magjik’ në Anfield

​Pas 23 javësh, Manchester City ka pësuar humbjen e parë në Premierligë. Atë ia shkaktoi Liverpooli, duke e shkatërruar në “Anfield”. Ekipi i Jurgen Klopp e mposhti 4:3 atë të Pep Guardiolas.

Më në fund, Manchester City është njoftuar me humbjen në Premierligë.

Në xhiron e 23’të, Liverpooli dhuroi spektakël në Anfield duke e mposhtur 4:3 ekipin e Pep Guardiolas.

Të Kuqtë e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar për 1:0 përmes Alex Oxlade-Chamberlain në minutën e nëntë. Mysafirët barazuan rezultatin para se ekipet të shkojnë në pushim të pjesës së parë. Leroy Sane shënoi për 1:1 në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë, Liverpooli u treguar skuadër krejtësisht tjetër, duke dhuruar spektakël për gjithë të pranishmit në Anfield.

Roberto Firmino 59’, Sadio Mane 61’ dhe Mohamed Salah 68’ shënuan për natën magjike të ekipit të Klopp, për t’i bërë të pavlefshëm golat e vonshëm të Silvas 84′ dhe Ilkay Guendogan 90′, që realizuan për rezultatin përfundimtar 4:3.

Pas kësaj fitore, Liverpooli gjendet në pozitën e tretë dhe ka grumbulluar 47 pikë, aq sa kanë Chelsea dhe Man United, por këta të fundit kanë gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Man City mbetet në pozitën e parë me 62 pikë, 15 më shumë se përcjellësi më i afërt Man United dhe në rast fitoreje të hënën, diferenca do të ngushtohet në 12’të.

Related posts

“ZBËRTHEHET Pioli: Kampionat anormal! Serie A nuk e fiton kushdo. Napoli…

F.autor

“Plaket” Nainggolan/ Shihni si duket pa një dhëmb (FOTO)

Q.Autor

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

Leave a Comment