Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË NË “EMIRATES STADIUM”/ Dyshja Lacazette-Aubameyang përmbys Burnleyn

Arsenali e ka nisur si duhet sezonin e ri të Premier Leagues. Të besuarit e Unai Emery kanë fituar dhe ndeshjen e dytë kundër Burnely-t. “Topçinjtë” kaluan me rezultatin 2-1 miqtë falë golave të sulmuesve Lacazette dhe Aubameyang, ndërsa miqtë barazuan prozivorisht me anë të Barnes.

Emery nuk grumbulloi sërish Ozilin për shkak të një dëmtimi, ndërsa dhe kapiteni Xhaka kishte probleme me shpinën dhe nuk ia dolit të luante. Shkodran Mustafi me ardhjen e David Luizit e pa ndeshjen nga pankina me brazilianin dhe Dani Ceballos që e nisin nga minuta e parë.

Sfida u zhbllukua në minutën e 33′ nga Lacazette që kontrolloi mirë një top nga një goditje këndi, shmangu dy mbrojtës dhe gjuajti fort duke pushuar topin në rrjetë për 1-0.

Avantazhi i Arsenal nuk zgjati shumë, pasi miqtë barazuan gjithçka me Barnes në minutën e 43′ duke çuar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër me vendasit që ishin më kërkues. Golashënuesi Aubameyang gjeti golin në minutën e 64′.

Kontroll i mirë i topit, goditje e fortë e saktë dhe francezi përshëndeti rrjetën për të dytën herë në dy ndeshje të luajtura. Deri në fund nuk u shënuaasgjë tjetër me Arsenalin që ruajti avantazhin dhe koleksionoi fitoren e dytë në dy sfida. Londinezët e nisin mirë sezonin, pavarësisht se nuk kanë ritmin e ekipeve pretendente. Burnley humbet ndeshjen e parë pas fitores së javës së kaluar me rezultatin 3-0 ndaj Southamptonit.

Related posts

Paskal Milo: Lashë futbollin për “Zërin e Popullit”!

Sadik.Autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Juventus shënjestron mesfushorin 22-vjeçar të gjigantit spanjoll…

Delo.autor

LIGA MË E “ÇMENDUR” NË EUROPË/ 4 skuadra në një pikë vetëm pak javë nga fundi

Delo.autor

Leave a Comment