Futboll Seria A Sport

“HALL” I MADH PËR GATTUSON/ Ja si pritet ta “arnojë” formacionin ndaj Lazios

Dilema të shumta për Gennaro Gattuson 1 javë para takimit të rëndësishëm me Lazion në kampionat. Dëmtimi i Alessio Romangolit, i cili pritet të mungojë 4 javë, i ka shtuar akoma më shumë dhimbjen e kokës tranjerit të kuqezinjve, që tashmë duhet të bëjë pa 3 qendërmbrojtës. I vetmi futbollist me përvojë në prapavijë është Cristian Zapata, ndërkohë Stefan Simic nuk ka luajtur asnjë minutë në Serinë A që nga shkurti i kaluar.

Duke marrë parasysh mungesat e shumta, pritet që “Ringhio” të luajë me formacionin 3-5-2 përballë skuadrës së Simone Inzaghit. Zapatas pritet t’i bashkohet Abate, duke qenë se Calabria ka ende dhimbje në kavilje, si dhe Ricardo Rodriguez. Nuk duket shumë e mundëshme alternativa e spostimit të Kessie, që pritet të formojë mesfushën me Bakayokon dhe Calhanoglu, me Laxalt e Suso, të cilët do të mbulojnë krahët. Sulmi pritet të përbëhet nga dyshja Castillejo dhe Cutrone, me Gonzalo Higuain që është i skualifikuar. Por nuk përjashtohet edhe opsioni Borini në të djathtë të mesfushës, me Suson që do të luante përpara në sulm.

Mundësitë janë të pakta, të kushtëzuara dhe nga fati i keq i Milanit në këtë periudhë të rëndësishme. Takimi me Lazion, është një sfidë direkte për vendin e katërt në Serinë A, që është dhe objektivi kryesor i kuqezinjve këtë kampionat. Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Gattusos do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv, që do të ishte mjaft i vlefshëm për moralin dhe vazhdimësinë e sezonit.

Related posts

THEU REKORDIN ME 4105 POMPA/ Presidenti çeçen i dhuron një Benz 5 vjeçarit (VIDEO)

F.autor

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Presidenti Halili: Më vjen keq për tifozat, ja pakti me skuadrën

Delo.autor

E BUJSHME/ Salah tremb Liverpool-in, 2022 mund të fillojë me një lajm të keq për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Leave a Comment