Futboll

Maradona: Nuk mendoj se CR7 është lojtari më i mirë në histori, në asnjë mënyrë

Sa herë që Diego Maradona dëshiron të bëhet temë në mediat botërore, ai vendos të flet për tema që krijojnë debat mes tifozerive.

Mauro Icardi është caku i preferuar e tij, por legjenda argjentinase tani gjithë vëmendjen e tij ia ka kushtuar Cristiano Ronaldo.

Maradona mendon se CR7 nuk është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, edhe pse portugezi ka pesë Topa të Artë, aq sa Lionel Messi.

“Të gjithë kanë të drejt të japin mendimin e tyre, por nuk mendoj se Ronaldo është lojtari më i mirë në histori”.

“Në asnjë mënyrë”, ka thënë Maradona gjatë intervistës për Telesur.

Cristiano Ronaldo gjatë një dueli me Juan Francisco Morenon e Deportivo La Corunas(Getty Images)

“Por, e respektojë karrierën që ka. Ka një rrugë të gjatë për të bërë nga pika që është deri te ajo që ne po flasim, si më i miri i të gjitha kohërave”.

Ronaldo ka thënë se nuk do të ndalet deri sa të fitojë shtatë Topa të Artë, por mbetet të shihet nëse kjo do e kënaqë prapë Maradonan.

Related posts

“GODITJE” NË SULM/ Roma vlerëson idenë surprizë, afrimin e Sterling nga Chelsea

F.autor

KONFIRMOHET PREZENCA/ “Tirona Fanatics” në stadium në ndeshjen kundër Kukësit

Delo.autor

E dashura e Rakitiç “çmend” rrjetet sociale, zbulon TATUAZHIN e çuditshëm në të PASMET (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment