Futboll Premier League Sport

“TENTOVA DY HERË TË VRAS VETEN”/ Lundevkam rrëfen: Pija një gotë qumështi me vodka çdo mëngjes

Klaus Lundevkam është një nga ata ish-futbollistë të cilët e kanë përjetuar shumë keq largimin nga fushat e lojës. Ish-mbrojtësi norvegjez, dikur një nga yjet e Premier Ligës ku mbajti edhe shiritin e kapitenit te Sauthempton, ka zbuluar kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe depresionit, që e çoi në një qorrsokak të errët e shumë të mundimshëm.

“Kam pirë një gotë qumështi të mbushur me vodka çdo mëngjes sapo zgjohesha. E bëra për nëntë muaj. Është e pabesueshme se sa shpejt e lëshova veten dhe hyra në një situatë të pashpresë nga e cila nuk shihja rrugëdalje”, tregoi ish-futbollisti i cili ka luajtur 290 ndeshje në elitën e futbollit anglez mes viteve 1996-2007. Ai u tërhoq nga futbolli për shkak të një dëmtimi që i dha një goditje të rëndë psikologjike.

“Isha aq i lodhur dhe në depresion, saqë porositja vetëm gjërat që më nevojiteshin: alkool, qetësues dhe kokainë. Dalëngadalë shkatërrova veten. Në fakt ndodhi shumë shpejt. Gjithçka përfundoi në paranojë dhe frikë. Aq shumë sa që u mundova dy herë të vras veten. Për fat të mirë nuk ia dola”, tregoi ish-lojtari.

Shtrimi në një klinikë të specializuar në vitin 2008 e nxori nga ajo rrugë e errët dhe i shpëtoi jetën Lundevkam, i cili tashmë jeton në Norvegji, nga ku ka dashur të japë një mesazh për të gjithë ata futbollistë që kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë largimin nga fushat e lojës.

Related posts

VAZHDON TË “SHPËRTHEJË” NË FRANCË/ Icardi zhbllokon sfidën me një finalizim të përkryer (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Kroacia mposht Sllovakinë falë golit të Brozovic

Delo.autor

Merr fund çështja “ÇANI”/ PARTIZANI merr vendimin PËRFUNDIMTAR për lojtarin

Isa.Autor

Leave a Comment