Futboll Seria A

Marcello Lippi: Juventus mund ta fitojë Champions-in çdo vit, por Inter…

Seria A e parë nga Kina me sytë e Marcello Lippi-t, i cili është intervistuar nga “Stampa”: “Ky kampionat është i ndryshëm nga ata të kaluarit, është më i luftuar. Këtë vit është një skuadër, Napoli, që ka cilësitë për të rivalizuar Juventus-in. Ka një dëshrië të madhe ta ndalë pas gjashtë kampionateve radhazi të fituar nga bardhezinjtë.

Por nuk e përjashtoj edhe një kthim të Inter në luftën për titullin. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë, më pas janë ndalur papritur. Një seri tjetër fitoresh mund t’i kthejë aty ku ishin. Për Roma-n më duket më vështirë”, ka thënë Lippi.

PËR MILAN-in – “Nëse e prisja që Milan të ishte kaq mbrapa? Jo. Por kam besim për fazën e dytë. Gattuso po arrin, me vështirësi, të karikojë përsëri ambientin. Rino, një nxënës i imi? Janë rreth dyzet tashmë. Disa, si Deschamps, Conte ose Zidane, drejtojnë skuadra të mëdha. Gjëja e parë që më vjen në mendje është se po plakem. Nuk e di nëse është një rastësi, por më vjen mirë të mendoj se kam lënë një gjurmë”.

DYBALA DHE CHAMPIONS – “Çështja Dybala? Nuk ka asnjë çështje. Ka shkuar tek Juventus nga Palermo për një shumë të rëndësishme, por jo të ekzagjeruar, më pas ka filluar të japë rezultate dhe kanë ardhur krahasimet me lojtarët e mëdhenj. Veçanërisht me Messi-n, edhe për shkak të kombësisë. Është normale që një djalosh të humbasë lidhjen me realitetin, por klubi dhe trajneri po e ndihmojnë.

Është në ambientin e duhur për t’u kthyer ai i mëparshmi. Juventus në Champions? Është e vështirë, sepse ka skuadra shumë të forta që japin më të mirën e tyre në këtë kompeticion: Barcellona, Real, pavarësisht vështirësive në kampionat, City, Bayern. Është edhe Juventus, që është rregullisht pjesë e klubeve më të mirë të Europës dhe kjo është arritja më e madhe. Nuk mund të them nëse ky është viti i duhur, por kur je pjesë e këtij grupi çdo vit, mund të jetë”.

Related posts

RROCA SHKËLQEN NË TURQI/ Ish-mesfushori i Kukësit i driblon të gjithë që i dalin para dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kaloi makthin e pandemisë, rinis futbolli në vendin aziatik!

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Wembley”, Shaw ndëshkon Italinë pas 3 minutash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment