Futboll Shqipëri Sport

E DHIMBSHME/ FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI, ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për futbollin shqiptar. Ish-futbollisti i njohur Filip Xhaji është ndarë nga jeta ditën e sotme. Federata shqiptare e Futbollit i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij.

Xhaji luajti për 15 vite për skuadrën e Lokomotivës 1955-1970. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai iu përkushtua trajnimit duke stërvitur grupmoshat e Lokomotivës dhe Kombëtares sonë.

“Futbolli durrësak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.
Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji.”

Related posts

FRIKA NGA TRAZIRAT/ “BBS Security” publikon planin: Ja çfarë nuk lejohet në derbi!

Isa.Autor

Zidane flet pas fitore së jashtëzakonshme të Real Madridit

Q.Autor

E PABESUESHME NGA SLLOVENIA/ La shtatëzënë vajzën e presidentit, klubi merr vendimin e rëndë për futbollistin

Delo.autor

Leave a Comment