Futboll Ligue 1

Marquinhos: Mediat spanjolle po tentojnë ta hutojnë Neymarin

Marquinhos thotë se mediat spanjolle po tentojnë ta hutojnë Neymarin duke raportuar se gjatë verës mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

U transferua në PSG në vitin 2017 për 222 milionë euro, shifër rekord – por tashmë raportohet se do të largohet drejt Real Madridit në verën e 2018. Bëhet fjalë për Neymarin, që nuk e ka nisur mirë aventurën te klubi i ri madje tashmë edhe është “ndarë” me tifozët.

Mediat spanjolle raportojnë në vazhdimësi se gjasat janë të mëdha për ta rrëmbyer Reali lojtarin gjatë verës, por shoku i brazilianit, Marquinhos, thotë se këto janë vetëm thashetheme për ta shpërqendruar futbollistin.

“Mendoj se ata janë duke tentuar që ta nervozojnë paksa”, u shpreh braziliani për Canal+. “Kur shohin paraqitjet e tij, duan që ta ngatërrojnë me këso gjëra”.

“Ai do të vazhdojë të luaj këtu, vetëm sa ka arritur në Paris. Të gjithë e shohin sa i lumtur është. Ka shokë dhe gjithçka që i duhet për të vazhduar me paraqitje të mira dhe për të shënuar gola”, theksoi mes tjerash Marquinhos.

PSG dhe Real Madrid do të përballen në Ligën e Kampionëve në fillim të muajit shkurt.

Related posts

Robertson: “Më shumë vëmendje për Real Madridin sesa vetëm për Ronaldon”

Sadik.Autor

FINALJA DO TË LUHET NË NJË TAS FLORIRI/ Katari prezanton stadiumin kryesor të Botërorit 2022 (FOTO)

Isa.Autor

VIDEO QË PO URREHET NË MADRIT/ Hazard kapet mat: Dua të rikthehem te Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment