Futboll Seria A Sport

Juventusi nuk ndalet, i ofron kontratë 5-vjeçare yllit të Manchester United

Matteo Darmian prej kohësh ka qenë një objektiv për “Zonjën e Vjetër” dhe tani duket se kalimi i tij është vetëm çështje orësh. Vetëm zyrtarizimi mungon për kalimin e mbrojtësit të majtë në Juventus. Anësori i Manchester United, që u fotografua të enjten në Milano me gruan e tij, tashmë mund të kryejë vizitat mjekësore me bardhezinjtë gjatë pasdites, pasi agjentët e tij gjetën marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Prej kohësh polivalenti ishte lidhur me një rikthim në Serie A, pasi aventura e tij te Manchester United, nuk shkoi siç ai e priste. 28-vjeçari nuk ka qenë një zgjidhje e parë nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho dhe largimi i tij ishte i pashmangshëm për të shpëtuar karrierën. Ai u bashkua me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2015 për 18 milionë nga Torino, ndërsa tani “Zonja e Vjetër” do të derdhë rreth 12 milionë euro te nënkampionët e Anglisë.

Ai luftoi këtë edicion për një vend të rregullt në formacion dhe arriti dy asiste në 17 ndeshje konkurruese për Man United. 28-vjeçari është i çmuar për shumëllojshmërinë e tij, pasi ai mund të luajë në krahun e djathtë, të majtë, në qendër të mbrojtjes si dhe një rol më të avancuar në krahët e mesfushës me skemën 3-5-2. Pra Juve ka bërë një blerje të zgjuar dhe me një kosto shumë të lirë. Pas Caldara dhe Spinazzola dhe duke pritur Emre Can, ky do të ishte afrimi i katërt i Juventusit, me trajnerin Max Allegri që vazhdon punën për të rifreskuar repartin e mbrojtjes duke shtuar një goditje tjetër në këtë repart. Është vetëm çështje orësh zyrtarizimi i Darmian. Ish-mbrojtësi i Torino, i ndjekur për muaj të tërë, më në fund do të bashkohet me “Zonjën e Vjetër”.

Related posts

LAZIO NË GJENDJE KRITIKE/ Ja si vlerësohet Strakosha pas humbjes së hidhur me Sassuolon

Delo.autor

Në Itali çmimi i Fair Play do të quhet Davide Astori

Sadik.Autor

HAPET “DRITA JESHILE” TEK TOTTENHAMI/ Sulmuesi rikthehet më herët në ekip nga parashikimi

Delo.autor

Leave a Comment