Të tjera

Marrëveshja, Koreja e Veriut me 22 sportistë në Olimpiadën dimërore

Koreja e Veriut do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, që nisin pas 3 javësh në Korenë e Jugut, me 22 sportistë. Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që ka thënë se është arritur marrëveshja mes dy shteteve koreane, që do të parakalojnë së bashku në ceremoninë e hapjes, ashtu si në “Sidney 2000”. Është rënë dakord gjithashtu që dy Koretë të përfaqësohen me një ekip të përbashkët në disiplinën e hokejit në akull për femra.

Falë kësaj marrëveshje i kemi dhënë një shuplakë të mirë frikës dhe forcës së armëve, duke hedhur gurin e parë të bashkëpunimit edhe më të ngushtë për të ardhmen”, tha presidenti i IOC, Thomas Bach. Ai konfirmoi se 22 sportistët koreano-veriorë do të vijnë nga disiplinat e skisë alpine dhe asaj nordike, hokejit dhe patinazhit. takimi përfundimtar mes përfaqësuesve të dy Koreve u zhvillua në Lozanë të Zvicrës.

Related posts

Piloti i Red Bull kërkon trofeun në F1

Q.Autor

Andy Murray bën gati axhendën, rikthehet në qershor

Sadik.Autor

Romela Begaj pozitive me doping edhe në testin B. Konferencë për shtyp në orën 11:30

Q.Autor

Leave a Comment