Futboll La Liga

Mascherano: Isha shumë afër kalimit te Napoli në vitin 2014

Javier Mascherano ka zbuluar se ai ishte shumë afër kalimit te Napoli në vitin 2014, kur në krye ishte Rafa Benitez, por Barcelona bllokoi transferimin.

Mesfushori tani është shumë afër t’i bashkohet Hebei China Fortune dhe nuk e ka problem të tregojë gjëra nga e kaluara.

“Kisha një mundësi të largohesha nga Barcelona në vitin 2014 dhe atëherë Napoli i Rafa Benitezit ishin një opsion”, ka thënë Mascherano për mediat spanjolle.

“I thash drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta, se epoka ime me fanellën Blaugrane kishte përfunduar, por ai nuk pajtua dhe tha se klube ende mbështetet tek unë”.

“Trajneri i ri në atë kohë, Luis Enrique, po ashtu kërkoi qëndrimin, por e pranoj se isha më të vërtet i tunduar nga ideja të ritakoja Benitezin”.

“Nuk do mund ta falënderoj kurrë mjaftueshëm për atë që ka bërë për karrierën time”, ka shtuar Mascherano.

Ylli argjentinas dhe tekniku portugez punuan së bashku te Liverpooli.

Related posts

SHERRI ME TRAJNERIN PAS NDESHJES/ Gomez befason me lamtumirën nga Atalanta: Gasperini? Edhe atë e dua

Delo.autor

NDIHESH I RREZUAR NGA SHKARKIMI? Trajneri i skuadrës së Serisë A jep përgjigjen epike

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Pochettino nuk jep garanci për yllin e ekipit, për të…

Delo.autor

Leave a Comment