Futboll Premier League

Mata drejt largimit nga United, gati të kthehet në Spanjë

Klubi i Valencias po mendon të rikthejë në shtëpi mesfushorin organizator të Manchester United, Juan Mata. Spanjollit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe mund të mos pranojë rinovimin edhe për një vit tjetër nëse nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.

Ardhja nga ҫasti në ҫast e sulmuesit kilian Alexis Sanchez po e rrit rivalitetin në 11-shen e United dhe Mata me siguri që nuk mund të përballojë një tjetër përplasje brenda skuadrës. Qëndrimi i tij në Manchester nuk ka qenë i lehtë sidomos në dy vitet e fundit kur Mourinho ka marrë stolin e “Djajve të Kuq”.

Megjithatë ish-lojtari i Chelsa u rezistoi ofertave të klubeve të huaja dhe pranoi të fitonte besimin e “The Special One” për të vërtetuar se e meriton vendin në formacionin bazë. Por, edhe pse Mata ka siguruar më tepër prezenca këtë vit, në ndeshjet delikate ai është në lënë në stolin e rezervave nga Mourinho.

Skuadra nga “Mestalla” po avancon gradualisht këtë sezon në La Liga duke lënë pas zhgënjimet e sezoneve të kaluara. Me eksperiencën e spanjollit Mata, Valencia do të fitonte më tepër siguri dhe lirshmëri në lojë.

“Lakuriqët e natës” mund të presin dhe fundin e këtij sezoni për të marrë Juan Matën me parametër “zero”, por dëshira për të përfunduar këtë edicion në mënyrë sa më rezultative duket se po e ngut klubin spanjoll

Manchester United ka investuar shumë para, plot 37.1 milionë £ për të sjellë Matën në “Old Trafford” dhe duket e vështirë që ai të shitet për një shifër më të lartë për shkak të moshës (29 vjeҫ).

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk do të dëshironin që të pengonin synimet e lojtarit spanjoll dhe një rikthim në shtëpi ku nisi ndërtimin e karrierës futbollistike do të jetë një lajm shumë i mirë për Valencian dhe Juan Matën. /EDS/

 

Related posts

TALENTI BRAZILIAN/ Vinicius si RONALDO: Debuton në shtëpi, por dyshimet shtohen

Isa.Autor

Marcelo: Ronaldo është më i miri në botë, ai do të vazhdojë të shënojë gola

Sadik.Autor

FITORJA E JUVENTUSIT NË TAVOLINË/ De Laurentis do të shkojë deri në… KAS

Delo.autor

Leave a Comment