Moto GP Të tjera

MOTO GP/ Zbulohet kalendari i testeve para nisjes së kampionatit

Botërori i MotoGP do të nis më 18 mars në Katar, por më parë pilotët do të provojnë motorët e rinj. Këtë vit sesionet do të jenë tre, por që nga viti 2019 do të jenë 2. Kalendari i sezonit të provave për skuderitë dhe pilotët do të nisë më 28 janar në Sepang të Malajzisë dhe do të përfundojë më 30 janar.

Pas impenjimit në Malajzi pilotët do të shkojnë në Tailandë dhe do të debutojnë nga 16 deri më 18 shkurt në pistën e re, e cila ka hyrë në kalendar këtë vit, gjendet në zonën e Buriram. Do të kenë kështu mundësinë që të shohin cirkuitin që do të përdoret për Çmimin e Madh të 7 tetorit të këtij viti.

Në fund, takimi do të jetë në pistën e Katar, në të cilin nis tradicionalisht dhe kampionati. Pilotët do të jenë impenjuar në testet që nisin nga 1 deri më 3 mars. Në testet e tjera në nisje të kampionatit, pilotët dhe skuderitë do të kenë shansin që të provohen në pistën e Jerez, Montmelo dhe Brno.

Përsa i përket Moto2 dhe Moto3, testet e para para nisjes së kampionatit janë programuara nga 6 deri më 8 shkurt në Valencia. Dy të tjerat do të zhvillohen në pistën e Jerez, në Spanjë, nga 12 deri më 14 shkurt dhe nga 6 deri më 8 mars.

Related posts

NUK FITON NË 21 GARA/ “Doktori” presion drejtuesve për një motor më konkurues

Isa.Autor

Briken Calja: Po stërvitem për Botërorin, synoj Lojrat Olimpike

Sadik.Autor

FORMULA 1/ 3 fitore në 3 gara, te Mercedes nis që tani festa e titullit

Delo.autor

Leave a Comment