Kategoria Superiore Shqipëri

Mbledhje e papritur te Partizani: Merren vendime të rëndësishme dhe caktohet objektivi i ri

Drejtuesit e Partizanit kanë zhvilluar sot një mbledhje, ku kanë përcaktuar objektivat për pjesën e mbetur të sezonit.

Presidenti Gaz Demi ka konfirmuar stafin drejtues, me Lucciano Moggin që do të jetë përsëri këshilltari i tij, ndërsa Sulejman Starova do të vijojë punën si trajner.

Në mbledhjen e krerëve të klubit të kuq është diskutuar për disa lojtarë cilësorë që do të mbërrijnë në skuadër gjatë merkatos së janarit.

Partizani në pjesën e parë të sezonit u paraqit larg pritshmërive, duke mbetur shumë prapa Skënderbeut kryesues në garën për titull. Për këtë arsye objektivi ka ndryshuar dhe synimi i të kuqve është pjesëmarrja në Kupat e Europës.

Related posts

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Delo.autor

TEUTA SHPALLET KAMPIONE E SUPERIORES/ Shikoni momentin kur Arapi ngre trofeun në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

Fati i Partizanit në dorë të Luciano Moggi-t, italiani bllokon të kuqtë dhe vendos veton për janarin

Q.Autor

Leave a Comment