Kategoria Superiore Shqipëri

Faza e dytë mbyllet nën shenjën e Skënderbeut, “buzëqesh” edhe Partizani

 3 barazime, 1 fitore vendase dhe 1 sukses në udhëtim ishin këto rezultatet që prodhoi java e 18-të e Kategorisë Superiore që ishte edhe e fundit e fazës së dytë. Gjysma e kampionatit u mbyll ashtu siç nisi pikërisht nën shenjën e Skënderbeut.
Korçarët falë fitores së thellë me përmbysje 4-1 në Loro Boriçi përballë Vllaznisë e thelluan sërish avantazhin ndaj ndjekësëve. Skënderbeu përfitoi nga sfida direkte mes Flamurtarit dhe Kukësit që përfundoi në barazim 1-1 me Elis Bakajn që iu përgjigj nga penalltia golit të avantazhit provizor të vlonjatëve që mbante firmën e brazilianit Danilo Alves. Tashmë diferenca mes skuadrës së Dajës dhe asaj të Duros në renditje është 8 pikë ndërkohë që Skënderbeu ka plot 11 pikë më shumë se kampionët në fuqi të Kukësit.
Golat e Vangjelit, Lilajt, Muzakës dhe James bënë diferencën në Shkodër, aty ku Vllaznia pësoi një tjetër humbje duke përkeqësuar akoma edhe më shumë pozitat e saj në renditje. Mori fitoren e parë për 2018-ën, Partizani që në kryeqytet fitoi derbin e vogël ndaj Kamzës me rezultatin 2-1 falë një dygolëshi të talentit Jasir Asani. Përfunduan në barazime pa gola dy sfidat e tjera Lushnja-Luftëtari dhe Laçi-Teuta, në një javë ku shenja X ishte rezultati më i shpeshtë.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONAT/ Gol me peshën e fitores, Xhejms mban mbi shpinë Gabalën në Azerbajxhan (VIDEO)

Delo.autor

DISIPLINA ME DORË “TË HEKURT”/ “Burgosen” Telushi dhe Gega, Hetim për incidentin Batha-Radas

Delo.autor

Milinkoviç përballë të kaluarës: Të ringrejmë ‘kështjellën’ Kukës

Delo.autor

Leave a Comment