International

Mekato e çmendur, ja sa do të kushtonin fituesit e Topit të Artë sot

Nga “Fenomeni” te Paolo Rossi, ja cila do të kishte qenë vlera në merkato e futbollistëve në vitin që fituan Topin e Artë për herën e parë, sipas logjikës ekonomike aktuale të futbollit. Përllogaritjet janë bërë nga ekspertët e “Playratings.net”, platformë dixhitale që bën analiza ekonomike të përparuara në lidhje me paraqitjet e lojtarëve, skuadrave dhe kampionateve.

1982 – Paolo Rossi, Juventus: 27 vjeç, vlera 32,58 mln euro

Ka bërë një paraqitje mesatare në kampionat, por ka shpërthyer në botëror. Një futbollist në kulmin e pjekurisë, por pa shumë mundësi për t’u përmirësuar.

1983 – Michel Platini, Juventus: 28 vjeç, vlera 90,3 mln euro

Një futbollist në kulmin e pjekurisë, i fortë në çdo statistike, kapiten dhe kolonë e kombëtares, por pa hapësira për përmirësim.

1988 – Marco Van Basten, Milan: 24 vjeç, vlëra 131,61 mln euro

Sulmues me një nuhatje të thkesuar për golin, titulluar në klub dhe kombëtare, me një projeksion rritjeje akoma shumë të lartë.

1992 – Roberto Baggio, Juventus: 25 vjeç, vlera 121,12 mln euro

Një futbollist i fortë për klubin dhe kombëtaren, me një projeksion rritjeje akoma shumë të lartë.

1997 – Ronaldo, Inter: 21 vjeç, vlera 171,51 mln euro

Futbollist i ri me një perspektivë rritjeje të pallogaritshme.

1998 – Zinedine Zidane, Juventus: 26 anni, vlera 83,99 mln

Në kulmin e pjeskurisë së tij, solid në çdo aspekt, kapiten dhe shtyllë e kombëtares, me një trend rritjeje të mesëm.

2003 – Pavel Nedved, Juventus: 31 vjeç, vlera 52,79 mln euro

Një futbollist në kulmin e karrierës, i fortë dhe me një trend rritjeje ose përmirësimi të ulët për shkak të moshës.

2006 – Fabio Cannavaro, Real Madrid: 33 vjeç, vlera 32,32 mln

Paraqitje të nivelit të lartë në kampionat të shoqëruara me fitoren e Kupës së Botës si kapiten i Italisë. Një futbollist i nivelit të lartë, por në vitet e fundit të karrierës dhe, për rrjedhojë, pa mundësi për t’u përmirësuar.

2008 – C. Ronaldo, Man United: 23 vjeç, vlera 163,74 mln euro

Një futbollit i ri dhe shpërthyes, me një perspektivë rritjeje shumë të lartë.

2010 – Leo Messi, Barcelona: 23 vjeç, 169,64 mln euro

Një futbollist i ri, i cili ka shumë hapësira për t’u përmirësuar akoma në të ardhmen.

Related posts

“Fenomeni” Ronaldo synon të blejë një klub në Championship ose Segunda Division!!!

Q.Autor

Nedved tregon se kujt do t’i jepte “Topin e Artë”

Q.Autor

(FOTO) Rekordet “e pathyeshme” në futboll

Q.Autor

Leave a Comment