Futboll Premier League

“Divorci” i Cristianos nga Real Madrid? Mourinho hidhet në “sulm” për transferimin e Portugezit

José Mourinho jep bekimin e tij. Sipas transmetuesit spanjoll “La Sexta”, Special One ka dhënë “Ok” për rikthimin e Cristiano Ronaldo te Manchester United.

Portugezi është drejt divorcit me Real Madrid dhe opsioni i tij kryesor është pikërisht ekipi i “Djajve të Kuq”, që tashmë prej disa kohësh kanë punuar për të realizuar llogaritë. Rikthimi i CR7  në “Old Trafford” do të pasohej me një investim prej plot 400 milionë euro.

Rezultate imazhesh për ronaldo jose mourinho manchester united

 

200 milionë prej të cilëve do të përfundonin në kasafortën e Real Madrid, por benefitet që do të pasonin nga impakti mediatik dhe ai i marketingut janë gjithsesi mjaftueshëm të larta për të bindur anglezët për realizimin e këtij transaksioni.

Dyshimi më i fundit kishte të bënte me bashkëjetesën mes Ronaldo dhe Mourinho, që nuk u ndanë mirë nga koha kur ishin te Real Madrid. Por trajneri portugez, që shpejt mund të nënshkruajë rinovimin deri në 2021, do ta mirëpriste me krah hapur bashkëkombasin e tij.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Vjen shkarkimi i bujshëm për yllin Griezmann, ja shkaku…

Delo.autor

Ibrahimovic: Brazilin? Më jepni një pasaportë dhe luaj për…

Sadik.Autor

Tragjedi në Serbi, tifozi vdes në stadiumin që u sulmua Kombëtarja

Isa.Autor

Leave a Comment