Albanian Stars Futboll Seria A

Memushaj: Dua të qëndroj, por nuk betohem që s’do largohem

Në përfundim të ndeshjes Bologna – Benevento 3-0, më shumë se për rezultatin negativ, që ishte mëse i pritshëm, Ledian Memushaj u pyet për të ardhmen e tij, teksa ditët e fundit është folur shumë për një transferimit të Bari në Serinë B. 31-vjeçari i Kombëtares Shqiptare u tregua i sinqertë në këtë reagim, duke e lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të ambientit.

“Unë nuk di asgjë për këto gjëra, nuk më interesojnë. Dëshiroja shumë të bëja një ndeshje të madhe ndaj Bolognas dhe të merrnim rezultat të mirë, por gjatë ndeshjes hoqëm dorë. Për merkaton flitet shumë, por që një marrëveshje të arrihet duhet të jenë dakort tre palë. Nuk dua të dal gënjeshtar, ndoshta qëndroj, por edhe mund të largohem. Është e kotë të betohem për besnikëri, kur edhe mund të iki. Problemi i të ardhmes sime nuk lidhet më aktivizimin tim. Fusha vendos këtë.”

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se Bari ka ofruar 500 mijë euro për kartonin e Memushajt.

Related posts

Barcelona: S’jemi në dijeni se Neymar dëshiron të kthehet te ne

Q.Autor

NDESHJA NDAJ TOTTENHAM/ Dy lojtarët më të shtrenjtë Barçës në LUFTË për një vend…

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ MAN CITY/ Sarri: Ja pse përjashtova Moratan nga pankina…

Isa.Autor

Leave a Comment