Futboll Seria A

Menaxheri i Pastores jep “ok”-in, Interi duhet të bindë PSG-në

E mërkura ka qenë një ditë intensive në shtëpinë e Interit. Edhe pse nuk ka patur asnjë zyrtarizim, janë përvijuar lëvizjet si në dalje dhe në hyrje. Nëse për Gabigol dhe Joao Mario janë përcaktuat detajet për huazimin e dyte, vjen dhe lajmi i shumëpritur për tifozët zikaltër: Javier Pastore është më pranë Interit.

Menaxheri i tij, Simonian, ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm në Milano. Qëndrimi i futbollistit dhe i menaxherit të tij është shumë i rëndësishëm për të nisur kontaktet me PSG-në. Pastores i skadon kontrata në verë të 2019-ës, por dëshira e tij është të luajë më shumë, çka nuk i garantohet te parizienët. Gjithsesi mbetet problem paga e mesfushorit (10 milionë euro), që është shumë e lartë për klubin italian.

Besohet që Pastore do të pranonte edhe një ulje rreth 30% të pagës për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Tashmë Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta bindë PSG-në me ofertën e duhur.

Related posts

Pjesa e parë/ Juve shënon 2 herë, dridhet Reali. Thatësirë në Mynih (VIDEO)

Sadik.Autor

SHPENZIMET NË MERKATO/ Presidenti i La Liga-s sulmon Juventusin, Interin dhe PSG

Sadik.Autor

CICINHO BËHET PISHMAN: Punë m*ti, ja si shpenzova 25.000 euro në dyqanin e Beckham

Isa.Autor

Leave a Comment