Futboll Sport

ROBOTË NË VIJËN ANËSORE/ FIFA mund të nxjerrë në pension asistentët

Deri dje përfaqësonte një ide të së ardhmes së largët, por ndoshta VAR-i tani e në vazhdim mund të duket diçka e së shkuarës. Sistemi i moviolës në fushë, ndonëse edhe sivjet shkaktoi sërish shumë polemika në Premier Ligë dhe në Serinë A, rrezikon që të zëvendësohet në një të ardhme shumë të afërt nga disa robotë, të cilët nëse do të jenë eficientë, mund të dërgojnë në pension edhe vijërojtësit.

Ai që pranon se ndoshta arbitrave anësorë mund t’i vijë fundi është një prej pjesëtarëve të FIFA-s, në faqet e të përditshmes angleze “Daily Mirror”, duke shpjeguar se sistemet e reja teknologjike kanë nisur të eksperimentohen: “Kemi një departament të dedikuar ekskluzivisht për të futur teknologjinë në futboll, – shprehet funksionari i FIFAs, që ka dashur të ruajë anonimatin. – Vite më parë diskutuam për moviolën në fushë dhe ia dolëm. Shumë shpejt po punojmë që të hedhim robotët në vijat anësore të fushës, të cilët do të ‘vrapojnë’ përgjatë linjave, siç bëjnë asistentët e arbitrit, për ta shkurtuar edhe bisedimin me VAR-in, pasi në këtë mënyrë do ta kemi përgjigjen e pozicionit jashtë loje brenda 1 sekonde dhe jo më gjatë.

E thënë ndryshe, e njëjta teknologji e përdorur për golin fantazmë do ta sjellim edhe për pozicionin jashtë loje. Kolaudimet kanë muaj që kanë nisur dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve tona, ndoshta këtë risi mund të nisim ta testojmë që nga sezoni që pritet të nisë. Sigurisht, që teknologjinë nuk mund ta përdorim dot për lojtarët që simulojnë apo për faullet që shpëtojnë, por për të tilla gjëra si ‘offside’ dhe gol fantazmë, gjërat janë shumë më të lehta”, shprehet burimi i FIFA-s. Madje, duke u bazuar te e përditshmja “Mirror”, ndoshta Premier Liga do të jetë kampionati i parë që mund ta eksperimentojë vijërojtësin e robotizuar që nga ky sezon që vjen. Madje, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e katër stadiumeve që do ta implementojnë të parën këtë “RoboRefs” teknologjinë: “Etihad” (stadiumi i Mançester Sitit), “Old Trafford” (stadiumi i Mançester Junajtidit), “Anfield Road” (stadiumi i Liverpulit) dhe Stamford Bridge (stadiumi i Çelsit).

Related posts

“DO KEM NJË MIK MË PAK NË SHQIPËRI”/ De Biasi për Ylli Mihalin: S’do të harroj kurrë. Një person që donte…

F.autor

YLLI BELG U INFEKTUA ME COVID-19/ Del rezultati i tamponit, Real Madrid merr përgjigje për Hazard

Delo.autor

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” dyfishojnë shifrat, shënon Lukaku

Delo.autor

Leave a Comment