Futboll Seria A

Menaxheri i yllit të Milan: Ai dhe Hysaj janë më të mirët në qarkullim

Mungojnë pak javë dhe më pas, më në fund, Andrea Conti do të mund të kthehet të mbrojë ngjyrat e Milan-it. Mbrojtësi i ri i krahut ka qenë një nga blerjet më të rëndësishme të bëra nga kuqezinjtë verën e kaluar, por është ndalur pas një dëmtimi të rëndë në gju.

Menaxheri i tij, Mario Giufredi, ka folur për ecurinë e rikuperimit të lojtarit. “Andrea po përparon me qetësi të madhe, sepse besoj se në rastet e dëmtimeve të tilla duhen bërë gjërat në mënryën e duhur dhe besoj se mund të jetë gati mes fundit të shkurtit dhe mesit gjysmës së marsit”, ka thënë ai.

“Andrea është një i ri si të gjithë të rinjtë që punojnë shumë vite për të arritur te një klub i madh. Ëndrra e tij është ndërprerë përkohësisht nga për shkak të dëmtimit, por ka një dëshirë të madhe që të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të jetojë ëndrrën që ka kthyer në realitet”.

Më pas, Giufredi ka thënë se: “Andrea Conti i ardhshëm? Një pyetje e vështirë, por mendoj se janë vetëm dy të rinj shumë të mirë në këtë pozicion: njëri është Conti dhe tjetri është Hysaj. E kam të vështirë të mendoj për lojtarë të tjerë që janë në nivelin e tyre”.

Related posts

NJERIU I TRIPLETËS/ “Gaboi” kur ishte adoleshent, 18-vjeçarja kërkon atësinë nga Eto’o

Isa.Autor

Zviceranët/ Falë “SHQIPONJAVE” Xhaka dhe Shaqiri, ne ëndërrojmë të fluturojmë lart

Isa.Autor

PAS DISFATËS NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Çoçli: Portieri është çatia e shtëpisë!

Delo.autor

Leave a Comment