Futboll Premier League

Manchester United, tabloidët zbulojnë të ardhmen e Mourinho’s

José Mourinho është vetëm një hap larg rinovimit me klubin e Manchester United. Janë mediat angleze ato që zbulojnë lajmin duke theksuar faktin se tratativat mes trajnerit portugez dhe drejtuesve të skuadrës nga Old Trafford po ecin pa asnjë pengesë. Marrëveshja aktuale që skadon në vitin 2019, sipas të gjitha gjasave do të shtyhet deri në vitin 2021.

Gjatë javëve të kaluara Mourinho kishte përgënjeshtruar prerazi zërat që aludonin për një lamtumirë të tij nga klubi me të cilin gjatë vitit të parë fitoi trofeun e Europa League. “Do të largohem kur do të dojë dhe ta kërkojë klubi, sepse unë vetë nuk kam asnjë qëllim t ëiki. Dëshira ime është që të qëndroj këtu, për të punuar, përmirësuar dhe për të ngritur skuadrën aty ku ajo meriton të qëndrojë”, kishte deklaruar “Special One”.

Related posts

NJË LEGJENDË/ “Kasapi” arrin 400 ndeshje në La Liga me Real Madridin

Isa.Autor

ANALIZA/ Pikë, fitore dhe gola. Milani më i dobët pa Ibahimovic

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË DERBIN TORINEZ/ De Ligt “shpëton” Juventus dhe rimerr vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment