Bundesliga Futboll

Merkato/ Brandt mahnit gjigandët e Bundesligas, ‘lum’ ofertash për shërbimet e tij

Julian Brandt duket se nuk do të jetë edhe shumë gjatë kohë lojtar i Bayer Leverkusenit.

Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me ‘Farmacuetikët’ dhe është bërë ndër më të kërkuarit në Gjermani.

Lojtari ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2019.

Bayer Leverkusen i ka ofruar rinovimin e kontratës me pagë dy herë më të lartë por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga talenti gjerman.

E duke parë situatën e komplikuar mes futbollistit dhe klubit, kanë ndërhyrë skuadrat tjera gjermane.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se Brandt është bërë ndër lojtarët më të kërkuar.

Borussia Dortmund, Bayern Munich, RB Leipzig dhe Schalke 04 janë futur në garë për lojtarin.

Leverkusen mund ta humbas yllin e tyre për një shumë prej 25 milionë euro.

Në 22 ndeshje këtë edicion, Brandt ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ E duan klubet e mëdha të Premier League, largohet vetëm për 120 milionë euro (EMRI)

Delo.autor

2 GOLA NË 21 NDESHJE/ Betis ekzagjeron, klauzolë 1 miliard euro për 30-vjeçarin

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Ka nisur sfida në “Loro Boriçi”

Delo.autor

Leave a Comment