Futboll Premier League

Tërbohen Pogba dhe Raiola, s’kanë klauzolë barazie me Sanchez

Paul Pogba nuk ka një klauzolë të barazisë së pagës në kontratën e tij te Manchester United, që nënkupton rritjen e pagës së tij sa ajo e Alexis Sanchez. Mesfushori francez dhe agjenti i tij, Mino Raiola, e kishin kërkuar këtë gjë në kontratë, kur francezi u kthye në “Old Trafford” për 89 milionë £, por nuk u vendos nga klubi.

Mega-marrëveshja e tij e kishte bërë Pogba lojtarin më të paguar në skuadrën e “Djajve të Kuq”, me një rrogë prej 300.000 £ në javë, por tashmë këtë rekord e ka sulmuesi kilien, i ardhur së fundi nga Arsenali. Sanchez, 29 vjeç, u bashkua me Manchester United të hënën, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare, me një vlerë prej 505.000 £ në javë. Por, pavarësisht se është një superstar botëror, Pogba nuk do të marrë ndonjë para shtesë, për ta vënë veten së bashku me ish-lojtarin e Barcelonës, si më të paguarit në “Old Trafford”.

Një burim nënvizoi për “The Sun”: “Klubi ishte mjaft i zgjuar për të mos u pajtuar me klauzolën e barazisë së pagës. Mino e provoi fatin e tij, kur Pogba u kthye në “Old Trafford”, për t’u siguruar që ai të ishte gjithmonë lojtari më i paguar në klub. Mirëpo, drejtuesit e Manchester United ishin nervozë në këtë pikë dhe e refuzuan kërkesën, duke u frikësuar se faturat e pagave mund të dilnin jashtë kontrollit, nëse vinin të tjerë, si Alexis Sanchez.

Mino Raiola, tashmë, po mendon të rishikojë kushtet kontraktuale të klientit të tij, që paga të rritet e të shkojë sa ajo e Sanchez”.

Pogba, 24 vjeç, ka edhe tri vite në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”, teksa ende kërkohet nga Real Madridi dhe PSG. Ai u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë, kur u bashkua me Manchester Unitedin nga Juventusi, për 89 milionë £, në verën e vitit 2016.

Related posts

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ 300 milionë euro humbje, PSG përgatit mini revolucionin

Delo.autor

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” synojnë fitoren për të siguruar një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Skandal: Gjyqtari i “El Clasicos” injoroi albitrin e katër, që i tha se ishte…

Sadik.Autor

Leave a Comment