Futboll Seria A

Merkato e Interit, Joao Mario për Correan ose Carrascon

Interi shpreson të përdorë mesfushorin portugez, Joao Mario, në një shkëmbim huazimesh me Joaquin Correa të Sevillas ose me më pak të mundshmin nga Atletico Madridi, belgun Yannick Carrasco.

Nuk është sekret që reprezentuesi i Portugalisë dëshiron të largohet, ashtu sikurse italianët, pasi lojtari dëshiron të luajë më shumë, ndërsa klubi mendon se pati paraqitje të dobëta kur iu dha shansi.

Nerazzurrët kanë paguar plot 40 milionë euro për ta transferuar atë nga Sporting Lisbona në gusht të vitit 2016 dhe ata nuk janë të etur për të shitur atë me humbje pas formës së dobët.

Prandaj, gjiganti italian shpreson që një huazim për këta muajt e mbetur të sezonit mund të rikthej formën e lojtarit dhe të ringjall çmim e tij dhe po ashtu të sjellë një lojtar tjetër në këmbim të tij.

Joao Mario ka dështuar t’i bind drejtuesit e Interit këtë sezon (Getty Images)

Sipas faqes së besuar brenda klubi italian, FCInterNews.it, dy kandidatët e fundit për një shkëmbim me Joao Marion vijnë të dy nga Spanja apo nga La Liga.

Sevilla, skuadër që tani ka për trajner italianin Vincenzo Montella, thuhet se mund të lejojë që Correa të shkojë në Inter për gjashtë muaj në këmbim të Joao Marios.

Një alternativë tjetër më pak e mundshme do të ishte ylli belg, Yannick Ferreira Carrasco i Atletico Madridit, i cili mund të luaj në tri pozitat pas sulmuesit.

Në të dyja rastet, mund të ketë një mundësi blerje të përfshirë, por më shumë ka të ngjarë të jetë vetëm një huazim i thjeshtë gjashtë mujor.

Related posts

“ME TIRANËN ISHTE DY HERË MË E RËNDËSISHME”/ Trajneri Martini: Teuta do luftojë deri në fund për titullin

Delo.autor

PRAPASKENA/ Coutinho nuk mund të mbajë numrin 7, ja për cilin është rezervuar

Q.Autor

BROJA I PAFAT/ I anulohet një gol dhe pastaj godet shtyllën ndaj Manchester City-t (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment