Futboll Seria A Sport

TRIUMFI NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Ronaldo: Për mua është një privilegj i madh që të sfidohem me Messin

Kristiano Ronaldo vazhdon të shënojë, por në të njëjtën kohë tregon se është edhe një kampion jashtë fushe. Sulmuesi i Juventusit tregoi lumturinë e tij për fitoren në Barcelonë, në rrjetet sociale, për vendin e parë në grup dhe për dopietën e parë përballë Lionel Mesit në ndeshjet e luajtura në Champions. Ndërkohë, në një prononcim për mikrofonat e “Movistar Champions League”, 35- vjeçari nuk ka pranuar që media të godasë me akuza Lionel Mesin, përkundrazi…

Kristiano, cilat janë emocionet pas fitores me Barcelonën?

Për mua është gjithmonë një ndeshje e komplikuar në Barcelonë, e vështirë, sepse Barça mbetet gjithmonë një skuadër e fortë, ndonëse ajo me të cilën u ndeshëm ne nuk ishte Barça më e fortë që kam hasur. Gjithsesi, ne shkuam me një ide të qartë loje, bëmë 30 minuta të para marramendëse, shënuam dy gola… Për mua ky stadium ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë special. Të shënosh në “Kamp Nou” ka gjithmonë një shije ndryshe dhe ishte bukur që në Champions të gjeja këtu golin e parë dhe më pas të dytin…

Besoj e dinit që e gjithë vëmendja ishte përqendruar në duelin historik mes jush dhe rivalit të përjetshëm, Mesit. Çfarë ndiet në fund?

E para e punës, Mesi nuk është rivali apo armiku im, siç flitet. Me Leon kam pasur gjithmonë një marrëdhënie korrekte dhe të mos harrojmë që unë dhe Mesi kemi ndarë së bashku 12-13-14 vitet e fundit të jetës dhe të karrierës sime. Për mua është gjithmonë bukur të përballem me Leon. Sigurisht, në çdo ndeshje gjithkush ka menduar për të bërë më të mirën, për skuadrën e tij, por nëse njerëzit thonë se “dy armiqtë” janë sot përballë, unë u përgjigjem se për mua është një privilegj i madh që të sfidohem me atë. E kam ndeshur kur luaja me Junajtidin, më pas me Realin dhe tashmë me Juven. Për sa më përket mua, ai është një kampion i madh, por personalisht jam i lumtur për dy golat që i shënova Barçës në “Kamp Nou”. Madje, nuk e fsheh gjithashtu se golat e mi vlejnë shumë më shumë kur luaj kundër skuadrës së Mesit.

Ju pamë ju dhe Juven në formë fantastike. Madje, u kthyet deri në mbrojtje për të ndihmuar ekipin…

Po, e vërteta është që ndihem shumë mirë fizikisht në këtë moment. Golat janë të rëndësishëm, të shtojnë besimin, jo vetëm mua, por edhe skuadrës. Kemi gjithmonë nevojë për këtë, sepse është e vështirë që gjatë gjithë vitit të mbash një standard të lartë loje. Pastaj, kalendari është shumë i ngjeshur, ndaj është normale që edhe unë të ndihmoj shokët e mi në mbrojtje, siç na ndihmojnë mbrojtësit apo mesfushorët në sulm. Mendoj se pas kësaj fitoreje me Barçën jemi rikthyer në binarët e duhur.

Related posts

RRËFIMI “INTERESANT” I LEGJENDËS SË ITALISË/ Cannavaro: Napoli-t i duhet një LOJTAR për të NDALUR Juventus-in

F.autor

Atletico paralajmëron: Simeone është “i paprekshëm”!

Q.Autor

FESTOI GOLIN NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ/ Suarez sqaron: Më kuptoni, nuk kam…

Delo.autor

Leave a Comment