Futboll Seria A

MERKATO/ Napoli prenoton brazilianin e Benficas, Grimaldo

Cristian Guintoli, drejtori sportiv i Napolit, ndodhet me mision në Portugali për Alejandro Grimaldo, i vlerësuar si pasardhësi i Dani Alves në Brazil.

22-vjeçari, që ka dalë nga shkolla e Barcelonës ka dhënë “ok” për kalimin te Napoli, por Benfica nuk dëshiron të privohet në Janar nga mbrojtësi dhe palët po negociojnë për transferimin në verën e ardhshme.

30 milionë euro është kërkesa e Benficas, e konsideruar e lartë nga Napoli, por akordi mund të mbyllet për 25 milionë euro plus bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Daja pa dy titullarët kundër skuadrës korçare, ja emrat…

Delo.autor

MUSKUJ PREJ KRISTALI/ Tani Dibala vë në rrezik edhe rinovimin me Juventusin

Delo.autor

E BUJSHME/ Neymar bën hapa prapa: Kam edhe dy vite kontratë me PSG, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment