Futboll La Liga Sport

Zinedine Zidane nuk ka kohë për të humbur/ Zbuloni ofertën joshëse për trajnerin francez

Zinedine Zidane është duke u rreshtuar si kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar të Katarit dhe do të paguhet me një shumë marramendëse prej 50 milionë euro në vit, sipas raporteve mediatike nga Anglia, konkretisht nga “The Sun”.

Zidane, 45 vjeç, njoftoi dje dorëheqjen e tij nga Real Madridi, por mund të mos jetë shumë larg nga puna e re. Francezi pritet gjerësisht të marrë një periudhë pushimi, ashtu siç Pep Guardiola dhe Luis Enrique kanë bërë, por një ofertë prej 200 milionë euro për katër vjet mund të jetë shumë e mirë për t’u hedhur poshtë.

Kjo është shifra e raportuar nga miliarderi egjiptian me ndikim, Naguib Sawiris, i cili përdori “Twitter” për të sugjeruar ofertën në tavolinë. Kujtojmë se Katari do të presë Kupën e Botës në vitin 2022 dhe do të marrë kualifikim automatik për në fazën finale të kompeticionit në fjalë.

Do të jetë hera e parë që kombëtarja e këtij vendi të renditet e 101-ta në botë, edhe pse nuk është shfaqur në finalet e një Botërori që nga viti 1934. Besohet se një kontratë 4-vjeçare do t’i ofrohet Zidane për të udhëhequr kombëtaren e vendit të Lindjes së Mesme në Kupën e Botës 2022.

Legjenda franceze pa dyshim do të jetë në qendër të interesimit të lartë dhe tashmë Roman Abramovic i ka ofruar stolin e Chelsea, me të ardhmen e Antonio Conte në dyshim serioz.

Related posts

Besiktas bën “pazar” në Serie A, Mandzukic dhe Peres drejt Turqisë

Sadik.Autor

VAN DIJK ZBULON SE ISHTE PRANË VDEKJES/ Kishte shkruar edhe testamentin: Lekët i shkonin…

Delo.autor

“E NDERUAM MESSIN NË STËRVITJE”/ Al Khelaïfi: Jemi klub francez, nuk mund të bënim ceremoni për të në stadium

F.autor

Leave a Comment